Të paktën 18 terroristë janë neutralizuar në operacionet e forcave turke të sigurisë në 7 ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se dy terroristë janë kapur dhe 16 janë vrarë.
Deklarata e policisë më tej bën të ditur se gjatë operacioneve antiterroriste të javës së kaluar janë shkatërruar 19 baza terroriste dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme të amrëve dhe municionit.
Policia turke në 7 ditët e fundit ka privuar nga liria në total 956 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste.
Prej tyre 199 janë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste PKK/KCK, 19 për lidhje me lëvizjet radikale majtiste, 71 të dyshuar për lidhje me DEASH-in dhe 667 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO.
Paralelisht me këtë, policia turke zhvillon luftë gjithëpërfshirëse kundër emigracionit të paligjshëm.
Në 7 ditët e fundit forcat turke kanë kapur dhe u kanë dorëzuar institucioneve kompetente 6.678 emigrantë të paregjistruar.
Në këtë kontekst nga liria janë privuar 187 persona të dyshuar për trafikim me emigrantë të paregjistruar në Turqi dhe nga ajo.



