Në 10:45 do të transmetohet adresimi i Erdoğanit mbi vrasjen e Khashoggit

Erdoğan do të drejtohet në Klubin e deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot do të flet mbi detajet lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, ndërsa Anadolu Agency (AA) do ta përcjell drejtpërdrejt adresimin e tij.

Erdoğan do të drejtohet në Klubin e deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Ai dje tha se vrasja e gazetarit Khashoggi është një çështje shumë e ndjeshme të cilës Turqia i është qasur shumë seriozisht për të zbuluar të vërtetën.

Paralajmëroi se mbi detajet do të flet sot në Parlament.

Adresimin e presidentit Erdoğan, që do të fillojë nga ora 10:45, drejtpërdrejt do ta përcjell AA.

Adresimi do të jetë me përkthim simultan në gjuhën angleze dhe arabe.

Ndiqeni drejtpërdrejt në linkun: @AACanli + http://YouTube.com/AnadoluAjansi