“Xhisiela”, Rexhep Rraja do të gjykohet për “përndjekje”

Gjykata e Krujës ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, për akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.

Gjykata e Krujës ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, për akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut,raporton Top Channel.

Rexhep Rraja u arrestua me vendim të po kësaj gjykate rreth 3 javë më parë. Ndërkohë, në seancën paraprake, avokati i Rrajës kërkoi gjykim të shkurtuar.