Këngëtarja irlandeze me famë botërore konvertohet në Islam

Këngëtarja 51 vjeçare ka theksuar se tashmë do të marrë një emër të ri dhe do ta përdorë emrin "Shuhada Davitt". Ajo gjithashtu shpërndau një foto të saj me hixhab

 Këngëtarja irlandeze me famë botërore Sinead O’Connor ka njoftuar se është konvertuar në Islam, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta Irish Post, O’Connor në mesazhet të cilat i ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, ndjekësve të saj u bëri të ditur se e braktisur krishterizmin katolik dhe e ka pranuar Islamin.

https://twitter.com/MagdaDavitt77/status/1053340513871384576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1053340513871384576&ref_url=https%3A%2F%2Feperditshmja.com%2Fwp-admin%2Fpost-new.php

“Ndjehem krenare që jam bërë muslimane. Ky është rezultat i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Studimi i të gjitha shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Islami i bën të gjitha shkrimet e tjera të tepërta”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja 51 vjeçare ka theksuar se tashmë do të marrë një emër të ri dhe do ta përdorë emrin “Shuhada Davitt”. Ajo gjithashtu shpërndau një foto të saj me hixhab.

Ajo në vend të fotografisë së profilit ka përdorur një fotografi ku shkruan slogani i kompanisë së veshmbathjeve sportive amerikane “Just Do It” (Vetëm bëje) mbi të cilin shkruan edhe “Wear Hijab” (Vesh hixhab).

Ndërsa tërhoqi vëmendje postimi i një fotografie të saj me hixhab me komentin “Happy” (E lumtur). Këngëtarja e famshme gjithashtu shpërndau fjalët e profetit Musa duke u përmendur në Suren Bekare të Kur’an-it, “All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët”.

Davitt gjithashtu shpërndau një video ku këndon ezanin në stilin e vet.

Sinead O’Connor në vitet 1990-ta kishte pranuar katolicizmin dhe ndryshoi emrin në Magda Davitt.