Bullgaria është në vendin e parë në Evropë për nga vdekshmëria dhe në vend të pestë për nga plakja e popullsisë

Vdekshmëria në Bullgari është me 60 për qind më i lartë nga nataliteti. Vendi është në vend të parë në Evropë për nga vdekshmëria dhe ndër pesë vendet e para për nga plakja e popullsisë.

Mortaliteti në Bullgari është me 60 për qind më i lartë nga nataliteti. Vendi është në vend të parë në Evropë për nga vdekshmëria dhe ndër pesë vendet e para për nga plakja e popullsisë.

Pothuaj 5 për qind e vendbanimeve nuk kanë asnjë banor. Ato me popullsi deri në 20 veta janë rreth 13 për qind. Këto të dhëna shqetësuese i shpalli Nënpresidentja Ilijana Jotova në një konferencë kushtuar krizës demografike në Bullgari.

Sipas fjalëve të saj gjatë dekadës në vijim afro 1000 vendbanime në fakt nuk do të ekzistojnë, ndera në vend ka regjione, të cilat mund të shndërrohen në shkretëtira demografike.

Gjeneza dhe shkaku kryesor për këtë statistikë shqetësuese është mungesa e një programi të mirë dhe realist ekonomik për zhvillimin e Bullgarisë, vuri në dukje Nënpresidentja Jotova dhe bëri thirrje për një konsensus kombëtar për zgjidhjen e problemit./BNR