Avioni i kompanisë ajrore Turkish Airlines me numër fluturimi (THY) “TK 978” u ngrit nga aeroporti i Stambollit për të kryer fluturimin e parë ndërkombëtar drejt Qipros, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fluturimi i parë ndërkombëtar nga aeroporti i Stambollit që u inaugurua më 29 tetor me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentëve të disa shteteve dhe qeverive të tjera, u realizua drejt aeroportit ndërkombëtar Ercan në Republikën Turke të Qipros Veriore në orën 17.40 me orën lokale me avionin e tipit Boeing – 737.
Ndërkohë mësohet se pesë udhëtarët që kanë realizuar udhëtimin e parë me Turkish Airlines nga aeroporti i Ankarasë dhe kanë mbërritur në aeroportin e Stambollit janë trasportuar falas nga Kooperativa e Taksistëve të aeroportit Atatürk.



