SHBA: Ne respektojmë shqetësimet e Turqisë për sigurinë e kufijve

SHBA-ja shprehet e shqetësuar për sulmet e Turqisë ndaj pozicioneve të organizatës terroriste YPG/PKK në Ajn Al-Arab të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) deklaruan se “respektojnë sigurinë e kufijve të Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s dhe një aleate e rëndësishme e koalicionit ndërkombëtarë në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Palladino gjatë konferencës për shtyp të mbyllur për kamera bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me disa çështje.

“Sulmet ndaj veriut të Sirisë nga cilado palë shkaktojnë shqetësime pasi ekziston mundësia që në atë zonë të ndodhen edhe trupat amerikane”, bëri të ditur Palladino, ndërsa shtoi se “Do të ishte një qasje më e mirë nëse Turqia koordinohet dhe konsultohet me ShBA-në në lidhje me shqetësimet e saj për siguri”.

Duke marrë si shembull udhërrëfyesin për Menbixhin, Palladino tha se koordinimi dhe konsultimi mes Turqisë dhe ShBA-së po vazhdon në mënyrë të rregullt dhe se janë duke u zhvilluar edhe trajnimet aktive.

Në përgjigje të pyetjes se organizata terroriste YPG/PKK do të ndalë luftimet kundër DAESH-it për shkak të goditjes së pozicioneve të tyre nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë në Ajn Al-Arab të Halepit Zëvendëszëdhënësi Palladino u përgjigj duke thënë që “Turqia është anëtare e NATO-s dhe një partnere e rëndësishme e koalicionit ndërkombëtarë në luftën kundër DAESH-it. Ne respektojmë sigurinë e kufijve të aleatit tonë”./TRT