Hetimet kundër FETO-s në Turqi, urdhër arresti për 103 pjesëtarë të ushtrisë

Departamenti për terrorizëm dhe krim të organizuar i Prokurorisë së Stambollit vazhdon hetimet dhe operacionet për arrestimin e presonave të lidhur me FETOtur

 Prokuroria turke ka lëshuar një urdhër arresti për të paktën 103 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke (TSK) për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak në Turqi në korrik 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti për terrorizëm dhe krim të organizuar i Prokurorisë së Stambollit vazhdon hetimet dhe operacionet për arrestimin e presonave të lidhur me FETO-n, kurse kësaj radhe bëhet fjalë për pjesëtarë të ushtrisë turke.

Në bazë të dëshmive se përmes telefonit në mënyrë të koduar kanë komunikuar me njerëz brenda FETO-s, është lëshuar një urdhër për arrestimin e të paktën 103 pjesëtarëve të ushtrisë, përfshirë 2 kolonelë, 2 togerë, 6 majorë, 14 kapitenë, 21 nëntogerë dhe oficerë të tjerë.

Në të paktën 32 qytete turke kanë nisur tashmë operacionet e njëkohshme të arrestimit ndërsa nga 103 ushtarë turq, 74 janë arrestuar.