Kontrolli i armëve në fokus të takimit të planifikuar Trump-Putin

Putin tha se udhëheqësit duhet të diskutojnë të ardhmen e marrëveshjes së re START të vitit 2011 dhe situatën rreth traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme 1987 (INF)

 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se çështjet e kontrollit të armëve do të jenë në krye të agjendës së takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin tha se udhëheqësit duhet të diskutojnë të ardhmen e marrëveshjes së re START të vitit 2011 dhe situatën rreth traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme 1987 (INF).

Trump ka deklaruar se synimin e tij për t’u tërhequr nga INF, e cila u nënshkrua nga presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov.

Putin të enjten tha se nëse ai dhe Trump do të takohen siç pritet në margjinat e samitit G-20 në Argjentinë, ata do të diskutonin gjithashtu mbi Sirinë, Korenë e Veriut dhe Iranin.

Putin tha se ai ka folur sot me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Mike Pence, në Asamblenë e Kombeve të Azisë Juglindore në Singapor, për kontrollin e armëve dhe çështje të tjera.