Kryeministrja britanike, Theresa May, është duke u kundërpërgjigjur kritikave rreth marrëveshjes së saj për Brexit-in, duke u thënë kundërshtarëve të saj konservatorë se planet e tyre alternativë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk do të funksiononin, transmeton Anadolu Agency (AA).
May po lufton për të fituar rebelët në radhët e saj dhe për të shpëtuar udhëheqjen e saj, me dy ministra të qeverisë të larguar dhe kritikët e tjerë konservatorë, që nisën një përpjekje për ta larguar atë pasi Britania ra dakord për një marrëveshje divorci me BE këtë javë.
Në një intervistë për Daily Mail, May tha se alternativat favorizuese nga kritikët e saj për të trajtuar pengesën kryesore, çështjen e kufirit irlandez, nuk do ta zgjidhnin problemin.
Përkrahësit e Brexit besojnë se kanë numrat e nevojshëm për të shkaktuar një sfidë për udhëheqjen e kryeministres May brenda disa ditësh.



