Përvjetori i protestave studentore në Greqi, 8 të arrestuar

Më shumë se 10 mijë persona marshuan dje deri te ambasada e SHBA-së në Athinë. Një grup demonstruesish dogjën flamurin amerikan

Një numër i madh personash u plagosën dhe 8 të tjerë u arrestuan gjatë protestave të organizuara në Athinë me rastin e përvjetorit të rebelimit të përgjakshëm të studentëve kundër juntës ushtarake që aso kohe sundonte Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 10 mijë persona marshuan dje deri te ambasada e SHBA-së në Athinë. Një grup demonstruesish dogjën flamurin amerikan.

Pas marshimit, një grup protestuesish hodhën shishe dhe vezë mbi zyrtarët dhe ministrat e SYRIZA-s. Sipas policisë së Athinës, 8 vetë u arrestuan dhe një numër i konsiderueshëm i protestuesve morën plagë të lehta.

Protesta kishte të bëjë me shënimin e 45 vjetorit të rebelimit të studentëve në vitin 1973, e cila aso kohe u shtyp me forcë nga junta ushtarake në pushtet, e cila gëzonte mbështetjen e SHBA-së.