Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se nuk do të heqin dorë nga marrëveshjet tregtare me Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite, Trump tha se do të vazhdojnë marrëveshjet tregtare me këtë vend. “Nuk do të heqim dorë nga qindra miliarda dollarë. Nëse heqim dorë do të rriten çmimet e naftës”, tha ai.
Pasi pretendoi se ai vetë personalisht nuk ka ndonjë lidhje tregtare me Arabinë Saudite, Trump tha: “Nuk më intereson, Arabia Saudite nuk ka ndonjë lidhje me mua. Nga ky vend marrin produkte qindra miliarda dollarë”.
Sipas tij, në rast se nuk do t’i shiten pajisje ushtarake Arabisë Saudite, Qeveria e Rijadit mund t’i marrë ato nga Rusia dhe Kina.
“Rusia dhe Kina do të lumturoheshin shumë nga kjo situatë”, theksoi Trump.



