Një familje prej 5 anëtarësh i shpëtoi për mrekulli rrokullisjes së dy gurëve në Torovicë të Lezhës të martën, por rreziku nuk ka kaluar ende dhe familje të tjera jetojnë me frikën nga mali,raporton Top Channel.
Drejtori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Lezhë, Ndrek Mhillaj thotë se duhet ndërhyrë me urgjencë, sepse reshjet e shiut e dobësojnë terrenin dhe mund të rrokullisen gurë të tjerë.
Ndrek Mhillaj thotë se specialistët do të dalin në terren për të shqyrtuar mundësinë e shkatërrimit të shkëmbinjve të rrezikshëm.
Shtabi i Emergjencave po merr në konsideratë edhe mundësinë e evakuimit të familjeve që janë më afër malit.



