Gjykata serbe dënon me burg ish-ushtaren për krime lufte në Bosnje

Anëtarja e Unionit të Grave të Petrovacit dhe pjesëtarja e VRS-së, Ranka Tomiç, u shpall fajtore për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve boshnjakë në korrik të vitit 1992

Një gjykatë serbe ka dënuar me pesë vjet heqje lirie ish-ushtaren Ranka Tomiç për krime të luftës të kryera gjatë Luftës së Bosnjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Tomiç u shpall fajtore për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve boshnjakë në korrik të vitit 1992 në qytetin boshnjak Bosanska Krupa.

Sipas Gjykatës së Lartë të Beogradit, anëtarja e Unionit të Grave të Petrovacit dhe pjesëtarja e Ushtrisë së Republika Srpska (VRS), Ranka Tomiç, u shpall fajtore për torturim dhe sulme fizike ndaj civilëve në luftë.

Ajo po ashtu ishte e përfshirë në vrasjen e të burgosurve dhe të infermiereve të luftës, të cilët ishin të bashkuar me Ushtrinë e Bosnjës.

Më herët, ish-ushtaret Bara Kuburoviç dhe Radmilla Banjaç po ashtu u dënuan me nga katër vjet në rastin e transferuar në Serbi nga Gjykata Kantonale e Bihaçit në Bosnjë e Hercegovinë.