PE thirrje për kufizimin e kontrolleve kufitare në zonën Schengen

Asambleja e Përgjithshme e PE-së, miratoi dokumentin mbi kontrollet kufitare brenda zonës Schengen

Parlamenti Evropian (PE) kërkoi që kontrollet kufitare brenda zonës Schengen të realizohen çdo dy muaj në vend të 6 muajve dhe se ky zbatim të jetë i vlefshëm të paktën për një vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e PE-së, miratoi dokumentin mbi kontrollet kufitare brenda zonës Schengen. Dokumenti është miratuar me 319 vota pro dhe 241 kundër.

Në dokument gjithashtu bëhet thirrje që kontrollet kufitare në zonën Schengen të jenë të vlefshme të paktën një vit.

Pas krizës me migrantët në vitin 2015, Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia zbatojnë kontrollet kufitare brenda zonsë Schengen.

Ndërsa Franca këtë e zbaton për shkak të kërcënimit terrorist.