Gazsjellësi Rrjedha Turke do të kalojë nëpër Bullgari

Njoftimi zyrtar erdhi nga kompania ruse e energjisë Gazprom, duke thënë se Bullgaria do të jetë në rrugën e Rrjedhës Turke, tha Petkova gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Bullgarisë

Tubacioni i gazsjellësit Rrjedha Turke do të kalojë nëpër Bullgari, tha të premten ministrja bullgare e Energjisë, Temenuzhka Petkova, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi zyrtar erdhi nga kompania ruse e energjisë Gazprom, duke thënë se Bullgaria do të jetë në rrugën e Rrjedhës Turke, tha Petkova gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Bullgarisë.

Sipas saj, vendimi është marrë, derisa kushtet ekonomike të Bullgarisë janë marrë në konsideratë.

Data e fillimit të rrjedhjes së gazit dhe shuma e gazit që do të transferohet përmes Bullgarisë do të vendoset më vonë.

Rrjedha Turke është një tubacion i gazit eksportues i vendosur të kalojë nën Detin e Zi nga Rusia në Turqi dhe gjithashtu të shtrihet më tej në kufijtë e Turqisë me vendet fqinje.

Rrjedha Turke, i përbërë prej dy linjave, do të ketë një kapacitet total prej 31.5 miliardë metra kub (bcm).

Turqia do të marrë 15.75 bcm të gazit, ndërsa kapaciteti i mbetur do të dërgohet në Evropë.