Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, të cilit iu gjetën 1 kg kokainë 90% e pastër si dhe 4740 euro. Arrestimi i shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap në periferi të Romës.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ra në gjurmët e policisë italiane, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para.



