Policia ka goditur një grup që kryente vjedhje në Durrës. Në pranga kanë rënë dy persona, të cilëve i janë dokumentuar 3 vjedhje. Në pranga u vunë Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja” dhe Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës.
Policia bën me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri–tjetrin janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera.
Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës.
Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.



