I riu shqiptar kërkon strehë në Korenë e Jugut për t’i shpëtuar vrasjes

Një refugjat shqiptar kërkon azil në Korenë e Jugut për t'i shpëtuar kërcënimeve për vrasje në Shqipëri, por duke u përballur me izolim social në Seult.

Një refugjat shqiptar kërkon azil në Korenë e Jugut për t’i shpëtuar kërcënimeve për vrasje në Shqipëri, por duke u përballur me izolim social në Seult.

Jeta e 26 vjeçarit ccccc atje është e thjeshtë. Ai jeton në një apartament të vogël me një dhomë të quajtur “gosiwon”, një lloj strehimi ku në një dhomë të vetme gjendet edhe kuzhina, edhe tualeti dhe shtrati i fjetjes.

I riu ndodhet në rrethin perëndimor të Seulit, ndërsa më herët ka jetuar në distriktin e në Gangnam-gu për 6 muaj.

Gjatë një interviste për “Koreatimes“, Delaj tha se ka aplikuar për statusin e refugjatit në nëntor të vitit 2017 dhe prej atëherë nuk ka marrë asnjë telefonat dhe asnjë mail.

“Nuk mund të bëj asgjë këto ditë, i kaloj i vetëm, duke bërë xhiro, duke u përpjekur të njoh njerëz të rinj. Deri tani kam takuar njerëz të këqij me premtime të rreme dhe mashtrime, të cilët më kërkojnë para për të më nxjerrë vizë. Nuk i jap askujt para”, shprehet Delaj.

Aktualisht, ai mban një vizë të llojit G-1, të cilën duhet ta rinovojë për çdo tre muaj. Ai e përshkruan jetën në Kore si një makth, duke u zgjuat në mëngjes pa e ditur ç’të bëjë.

“E dija që jeta ime në Kore nuk do të jetë e lehtë”, tha Delaj, prindërit e të cilit i dërgoi atij para ndonjëherë dhe dëshirojnë që ai të largohet nga Koreja.

Ai nuk e di se çfarë do të bënte nëse kthehet në Shqipëri.

“Nuk ka të ardhme për mua. Jo vetëm Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Kanuni

Delaj ka frikë të kthehet në Evropë për shkak të kërcënimeve për vrasje nga mafia shqiptare. Ai thotë se nuk ka bërë asgjë personalisht, por ky është çmimi i një mosmarrëveshjeje midis familjes së tij dhe një familjeje tjetër më shumë se një dekadë më parë.

Gjakmarrja, e cila ka izoluar anëtarët e familjes së Delaj dhe familjes tjetër, do të zgjasë derisa të dyja palët të varrosin shpatën. Deri atëherë, anëtarët meshkuj të mbijetuar, me përjashtim të grave dhe fëmijëve, ngurrojnë të largohen nga shtëpitë e tyre nga frika se do të vriten.

Mafia ka vrarë xhaxhain e tij, Elidon Delaj, në Barcelonë, Spanjë në shtator 2006. Policia spanjolle pohoi se rasti ishte i lidhur me rivalitetin për trafikimin e paligjshëm në gadishullin Iberik.

Agjencia koreane shkruan se në shtator 2012, kushëriri i Orionit, Amarildo Delaj, u qëllua për vdekje në Vlorë, Shqipëri. Ai u qëlluar me më shumë se 10 plumba.

Delaj pretendon se xhaxhai dhe kushëriri i tij ishin viktima të “kanunit” – një libër shqiptar i ligjeve që daton nga shekulli i 15-të që kodifikonin të drejtën për të marrë një jetë për të shpëtuar nderin nga një gabim i mëparshëm.

Për të frenuar praktikën e Kanunit, qeveria shqiptare reformoi institucionet shtetërore dhe gjykatat dhe policia arreston ata që janë pjesëmarrës në gjakmarrje. Por këto përpjekje kombëtare nuk janë shtrirë aq larg sa për të shpëtuar Orionin nga tragjedia e familjes së tij.

“Kam ardhur në Kore për t’u larguar nga kjo “, tha Delaj, prindërit dhe dy motrat e të cilit janë në Itali.”Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar ose kush jeni ose ku jeni. Këta njerëz do t’ju gjejnë. Ky është realiteti më i trishtuar i vendit tim “.

Delaj tha se qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë bëjnë ata, por mafia ka korruptuar qeverinë dhe gjyqtarët.

Shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë, që do të thotë se mafia mund të ndjekë një objektiv kudo që ndodhet atje. Ai zgjodhi Korenë në minutën e fundit, duke shpresuar se do të ishte vendi më i largët ku mund të fluturonte.

“Unë mund të kisha kërkuar azil në Gjermani, Norvegji, Suedi ose Finlandë”, tha ai. “Mirëqenia e tyre sociale na jep ndihmë dhe përkrahje, por unë nuk kam shkuar atje, kam ardhur këtu sepse u ndjeva më i sigurt”./Ora News