Të paktën 97 persona janë arrestuar në disa qytete turke pas urdhër arrestit në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO/PYD. Arrestimet kanë të bëjnë me strukturat e FETO-s të infiltruara brenda Forcave të Armatosura Turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve deri tek të cilat ka arritur gazetari i AA-së, në kuadër të hetimit që udhëhiqet në disa prokurori turke, janë arrestuar një numër personash brenda ushtrisë turke që janë të lidhur me organizatën terroriste FETO.
Në kuadër të hetimit që udhëheq Prokuroria në Anakara janë lëshuar fletë-arreste për 87 persona brenda Forcave Ajrore të Turqisë, ndërsa gjatë operacioneve u arrestuan 41 persona, nga të cilët 8 janë nxjerrë para gjykatës.
Me urdhër arrest të gjykatës në Kocaeli, në disa qytete turke u arrestuan të paktën 8 pjesëtarë të ushtrisë turke, po ashtu në lidhje me FETO-n. Përpunimi kriminalistik ka përfunduar, ndërsa sipas po këtij urdhri në kërkim janë 5 persona të tjerë.
Me urdhër arresti të gjykatave në Zonguldak u arrestuan 8 persona, të asaj në Kayseri 26 persona, ndërsa në Karaman 14 pjesëtarë të FETO-s.
Gjykata në Stamboll ka lëshuar 41 fletë-arreste për pjesëtarët e ushtrisë, të cilët shërbenin në xhandarmërinë e Stambollit.
Organizata terroriste FETO (strukturat e shtetit paralel) në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë turke, ashtu që në vitet e ’80-ta të forcojë dukshëm piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve dhe në vitin 2016 kreu tentimin e grusht shtetit të dështuar me qëllim të rrënimit të rendit kushtetues dhe qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.
Gjatë tentimit të grusht shteti në Turqi u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën. Institucionet kompetente turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste në krye të së cilës qëndron Fetullah Gülen.



