Ministri turk i Punëve të Brendshëm, Süleyman Soylu, ka deklaruar se forcat turke të sigurisë kanë ndaluar 251.794 emigrantë të parregullt këtë vit deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në konferencën ndërqeveritare mbi paktin global për migracionin në Marok, Soylu tha se këtë vit ka një rritje prej 56 për qind krahasuar me shifrat e 11 muajve të vitit të kaluar.
Ministri turk theksoi se Turqia këtë vit po ashtu ka dëbuar 53.860 persona dhe ka arrestuar 5.522 kontrabandistë të qenieve njerëzore.
Gjatë fjalës së tij, ministri Soylu vuri në dukje se Turqia pret 3.6 milionë refugjatë sirianë nën statusin e “mbrojtjes së përkohshme” dhe se çdo vit siguron arsim për 916.074 prej tyre.
Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri.
Midis emigrantëve të ndaluar në vitin 2017 në Turqi, shumica erdhën nga Pakistani, pasuar nga afganët dhe sirianët.
Që nga fillimi i luftës civile siriane, Turqia ka shpenzuar më shumë se 32 miliardë dollarë nga burimet e saj kombëtare për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët.



