Banoret e Shkodrës po protestojnë për të tretën ditë me radhë në hyrje të qytetit.
Banoret e Shkodrës, njërit nga qarqet më të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunësinë më të lartë në vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi kanë hyrë në ditën e 4-të të protestës së tyre.
Ata po protestojnë në hyrje të qytetit. Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.
Protesta po zhvillohen edhe në Berat dhe disa qytete të tjera të vendit.



