Australia njeh Kudsin perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Morrison gjithashtu bëri të ditur se ambasadën e saj nuk do ta zhvendosë atje derisa të arrihet marrëveshje paqësore mes Izraelit dhe Palestinës

 Kryeministri i Australisë Scott Morrison, njoftoi se qeveria e tij ka vendosur që pjesën perëndimore të Kudsit ta njohë si kryeqyteti të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Morrison gjithashtu bëri të ditur se ambasadën e saj nuk do ta zhvendosë atje derisa të arrihet marrëveshje paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.

Ai tregoi se në perëndim të Kudsit do të themelojnë një zyrë tregtie dhe mbrojtjeje, ndërsa do të fillojnë të kërkojnë një lokacion të përshtatshëm për ambasadën.

Kryeministri australian shtoi se Kudsin Lindor do ta njohin si kryeqyteti i Palestinës vetëm pas arritjes së marrëveshjes paqësore me dy shtete.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në vitin 2017 vendosi që ambasadën e vendit të tij në Tel Aviv ta zhvendosë në Kuds. Vendimi u protestua në shumë vende, ndërsa në protestat e organizuara në Palestinë, Izraeli vrau shumë palestinezë.

Pas administratës së Washington-it, Guatemala dhe Paraguaji kishin vendosur që të zhvendosin ambasadat e tyre në Kuds, por pas ndryshimit të qeverisë në Paraguaj vendimi u shfuqizua.