“Marrëveshja për S-400 me Turqinë nuk ndikohet nga shitja e sistemit Patriot”

"Aktualisht po zbatojmë marrëveshjen me kolegët tanë turq. Projekti dhe marrëveshja S-400 janë në proces të zbatimit dhe kjo do të vazhdojë", tha në një deklaratë për gazetarët Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se miratimi për shitjen e sistemeve amerikane Patriot për Turqinë nuk ka lidhje me procesin e shitjes së sistemit rus S-400 dhe zbatimin e vazhdueshëm të kësaj marrëveshjeje, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht po zbatojmë marrëveshjen me kolegët tanë turq. Projekti dhe marrëveshja S-400 janë në proces të zbatimit dhe kjo do të vazhdojë”, tha në një deklaratë për gazetarët Peskov. Ai tërhoqi vëmendjen se procesi për shtijen e sistemeve amerikane Patriot për Turqinë nuk ka lidhje me procesin e shitjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 dhe zbatimin e vazhdueshëm të kësaj marrëveshjeje.

Ai tha se Turqia nuk do të zbulojë informacionet në lidhje me sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-400. Peskov thekson se ka detyrime ligjore në çështjen për të mos ndarë informacione të ndjeshme në bashkëpunimin tekniko-ushtarak që Rusia zhvillon me vendet tjera.

“Ne nuk shohim asnjë arsye për të mos u besuar partnerëve tanë turq”, tha Peskov, duke shtuar se edhe në këtë drejtim ka përgjegjësi që pala turke të mos ndajë informacionet e ndjeshme në këtë drejtim.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemit Patriot për mbrojtje ajrore dhe për mbrojtje nga raketat për Turqinë në vlerë prej 3.5 miliardë dollarë.