Deputeti demokrat godet me vezë kryeministrin

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa goditi me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa goditi me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u turr drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën.

“Këtë e ke për studentët”, tha Hasa kur goditi Ramën.

Byroja e Kuvendit vendosi dënim 10-ditor për deputetin e Partisë Demokratike, Endri Hasa, i cili goditi me vezë kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit po mbante fjalën e tij në Kuvend.

Seanca u ndërpre për një orë pas këtij incidenti.

VIDEO