DEASH humb kështjellën e fundit në Siri

Terroristët e DEASH-it janë tërhequr nga Hajin, qytet nën prefekturën e Dejrizorit, pas luftimeve me YPG/PKK-në në qendër të qytetit

Organizata terroriste DEASH është tërhequr nga qendra e qytetit Hajin pas marrjes së kontrollit nga ana e organizatës terroriste YPG/PKK, duke humbur kështu kështjellën e fundit të saj në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, terroristët e DEASH-it janë tërhequr nga Hajin, qytet nën prefekturën e Dejrizorit, pas luftimeve me YPG/PKK-në në qendër të qytetit.

Pas kapjes së qytetit nga ana e terroristëve të YPG/PKK-së, DEASH ka ngelur e kufizuar në disa zona të vogla dhe fshatra në këtë rajon, siç janë Shiife, Baghuz al-Foqani, Baghuz al-Tahtani, Susah, Buhasan dhe Albukhatir.

– Gjendja e fundit në Dejrizor

Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-së, ka okupuar zonat rurale lindore, perëndimore dhe veriore të Dejrizorit, rajon ky në lindje të lumit Eufrat.

E mbështetur nga SHBA nga ajri dhe nga Franca nëpërmjet artilerisë, YPG/PKK më 11 shtator nisi një operacion për largimin e plotë të DEASH-it nga Dejrizori.

Ndërkaq, në pjesën perëndimore të Dejrizorit të pranishme janë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit.

YPG/PKK mban të pushtuar afërsisht një të tretën e territorit sirian.