Moti i keq me reshje bore dhe stuhi ere ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona në vend.
Kjo solli përmirësim të furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin me 70%, sipas OSHEE-së.
Sot gjatë mesnatës Nst i Korçës pësoi avari duke sjellë mungesë të energjisë për disa zona, por situata u normalizua brenda 2 orësh. Aktualisht furnizohet me energji elektrike qyteti i Korçës, Dardha dhe Voskopoja. Nga raportimet e fundit është normalizuar situata në bashkinë e Bilishtit.
Brigada e Tensionit të Lartë të OSHEE, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situatën brenda paradites së ditës së nesërme./topchannel



