Duhet të ishte një ditë feste por Krishtlindja është përgjakur në Itali, ku një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Djali drejtonte një automjet “Citroen C3” dhe udhëtonte së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Giovanni Bosco.
26-vjeçari u përplas me një “Fiat Idea” që vinte në drejtimin e kundërt, pak përpara kryqëzimit për në Bairo dhe ndërroi jetë në çast.
Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Edhe ai u transportua për në spital pas plagëve të marra, ndërsa dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët./topchannel



