Krimet tek adoleshentët, sociologët: Shkak lidhjet në moshë të re

Duke iu referuar krimit të rëndë, sociologët theksojnë se lidhjet në moshë të re ngarkojnë adoleshentët me intensitete emocionale që çojnë në reagime të dhunshme deri në vrasje.

Duke iu referuar krimit të rëndë, sociologët theksojnë se lidhjet në moshë të re ngarkojnë adoleshentët me intensitete emocionale që çojnë në reagime të dhunshme deri në vrasje.

Të ekspozuar ndaj vendimeve ekstreme janë kryesisht fëmijët që jetojnë të vetëm, pa mbështetjen prindërore.

” Lidhjet në moshë te re përshkruhen nga intensitet emocional i lartë. Janë kryesisht të një pasioni të lartë. Patjetër që shoqëron me paqëndrueshmëri të lartë sepse ai kufiri midis dashurisë dhe urrejtjes dhe zemërimit është shumë i hodhe dhe është lehtësisht i kalueshëm veçenarisht në këto grupmosha”.

Krahas anës emocionale të ndjeshme një element me vete mbetet ndikimi faktorëve te jashtëm që drejtojnë të rinjtë tek armët për të zgjidhur mosmarrëveshjet”.

“Ajo që ndodh zakonisht është që i bën ato njerëz që ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme kryesisht të pandjeshëm ndaj krimi. Veçanërisht kur ekspozohen që në moshë të vogla në mënyrë të vazhdueshme me vite të tëra, imagjinojeni se çfarë ndodhë në këtë shkallë të ndjeshmërisë që vjen e bëhet edhe me e ulët”.

“Kur familja nuk e ka mundësinë ti gjendet pranë pjesëtarëve,  dashje apo padashje lëkundet autoriteti prindëror dhe në këto vitet e fundit kjo ka qenë një dukuri mjaft e pranishme në vendin tonë”.

Përdorimi i armëve te adoleshentin nuk është i padëgjuar për opinionin publik. Për të frenuar krimet në këtë moshë, specialistët sugjerojnë rritjen e ndjeshmërisë nga institucionet përkatëse dhe edukimin për të respektuar jetën e tjetrit.