Atentat në Elbasan, 3 të vdekur. Një shtetas i huaj mes viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Elbasan, teksa bilanci ka qenë vërtetë tragjik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Elbasan, teksa bilanci ka qenë vërtetë tragjik.

Një makinë është sulmuar me armë, teksa lëvizte në aksin Elbasan-Metalurgjik, ndërsa kanë mbetur të vrarë 3 shtetas që udhëtonin në mjet.

Ata janë Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe Endri Alibej 36 vjeç, të dy nga Elbasani, ndërsa i treti  është shtetasi turk, Erdal Durnay 51 vjeç.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në Elbasan, ku gjendet edhe një grup specialistësh nga Tirana, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje pazaresh të drogës, ose hakmarrje, por po punohet për të hedhur dritë mbi krimin.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në zonën e krimit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Atentatorët janë larguar drejt Peqinit me një mjet me targa të huaja./TCh