Hamburg, policia konfiskon rreth 900 kilogram piroteknikë

Bastisja e apartamentit nga policia u bë në bazë të lajmërimit të fqinjëve, se një 23-vjeçar grumbullon sasi të mëdha të mjeteve piroteknike dhe flet për fishekzjarre të shumta për Vitin e Ri

 Policia gjermane konfiskoi rreth 900 kilogram mjete piroteknike në një apartament privat në qendër të Hamburgut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bastisja e apartamentit nga policia u bë në bazë të lajmërimit të fqinjëve, se një 23-vjeçar grumbullon sasi të mëdha të mjeteve piroteknike dhe flet për fishekzjarre të shumta për Vitin e Ri.

Mediat gjermane raportojnë se policia gjeti dhe konfiskoi rreth 900 kilogram piroteknikë, përfshirë dhe 80 kilogram eksplozivë të pastër, që është 80 herë më shumë nga sasia e lejuar që mund të mbahet në ndërtesa private.

Fishekzjarret dhe raketat nga çatitë, ballkonet ose thjeshtë nga oborret janë dukuri të zakonshme në Gjermani.

Piroteknikët shiten në këtë vend evropian vetëm në tre ditët e fundit të vitit dhe mesatarisht bëhet fjalë për një tregti prej 140 milionë euro.

Gjatë përdorimit të fishekzjarreve vitin e kaluar në Gjermani, dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

Në dy ditët e fundit, janë raportuar dy raste të lëndimeve me mjete piroteknike, në të cilat dy adoleshentë kanë humbur gishtat.