Fondacioni Humanitar i Turqisë (IHH) në vitin 2018 ka shpërndarë rreth 51 mijë kopje të librit të shenjtë të Kur’anit në 10 vende dhe rajone, transmeton Anadolu Agency (AA).
IHH bën të ditur se kopjet e Kur’anit ishin në gjuhën origjinale arabe, si dhe përkthimet e tij në katër gjuhë të tjera.
Shumica e kopjeve u shpërndanë në vendet afrikane, në Burkina Faso, Çad, Gana, Guinea, Niger, Sudan dhe Sierra Leona.
IHH po ashtu shpërndau kopje të Kur’anit në Pakistan, Hungari dhe Krime.
Yusuf Islam Demirci nga IHH, në njoftimin e këtij fondacioni humanitar u citua duke thënë se qëllimi kryesor i shpërndarjes së Kur’anit është të furnizojë kërkesën e muslimanëve në rajon me librin e shenjtë.
Ai shtoi se përkthimet e Kura’nit po ashtu iu shpërndanë edhe jo-muslimanëve.![]()



