“Përpjekjet e Turqisë dhe Iranit kanë ulur tensionet në Siri”

Kryediplomati iranian duke theksuar se politikat e shteteve perëndimore ndaj Sirisë janë të pasuksesshme, theksoi se me përpjekjet e Turqisë dhe Iranit është ulur tensioni në këtë vend

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Javad Zarif, tha se nga përpjekjet e Turqisë dhe Iranit në Siri janë ulur tensionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zarif në fjalimin e tij gjatë një aktiviteti në qytetin Meshhed, vlerësoi zhvillimet në Siri.

Ai tha se në botë është duke ndodhur një proces i madh ndryshimi dhe se vendet superfuqi tashmë nuk mund të marrin vendime në mënyrë të vetme.

“Tashmë ka përfunduar periudha kur një grup merrte vendime për të tjerë”, u shpreh ai.

Kryediplomati iranian duke theksuar se politikat e shteteve perëndimore ndaj Sirisë janë të pasuksesshme, theksoi se me përpjekjet e Turqisë dhe Iranit është ulur tensioni në këtë vend.

“Ish-ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore gjatë një mbledhjeje kërkuan që të shpallet armëpushim në Siri, por pas një javë u kuptua se armëpushimi ishte i pasuksesshëm. Pas kësaj, ne me Turqinë në Kazakistan (marrëveshja e Astana-s) arritëm marrëveshje. Kjo marrëveshje që dy vite mundësoi reduktimin e tensionit në Siri. Shpresoj që të vazhdojë ky proces”, tha Zarif për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit, Tasnim.