Abdulhamit Gül: Në të gjitha dimensionet u dëshmua se FETO është organizatë terroriste

"Në të gjitha dimensionet e saj u dëshmua se FETO është organizatë terroriste. Është e rëndësishme që kjo të konfirmohet edhe nga autoritetet amerikane", tha ministri Gül

 Ministri turk i Drejtësisë Abdulhamit Gül ka deklaruar se “Në të gjitha dimensionet e saj u dëshmua se FETO është organizatë terroriste. Është e rëndësishme që kjo të konfirmohet edhe nga autoritetet amerikane”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gül, në një takim me përfaqësues të mediave në Ankara është përgjigjur në pyetjet lidhur me takimet që delegacioni amerikan ka zhvilluar në Turqi në lidhje me hetimet e zhvilluara ndaj FETO-s. Në fjalën e tij Gül ka bërë të ditur se në kuadër të një hetimi të hapur nga Prokuroria e New Yorkut janë kërkuar disa informacione nga Turqia.

Ai rikujtoi se Turqia i ka përcjellë SHBA-ve kërkesat e saj në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s. Ministri Gül ka njoftuar se zyrtarët amerikanë kanë shprehur kërkesën për të shikuar vetë provat dixhitale dhe për të kontaktuar vetë disa nga dëshmitarët.

“Në aspektin e ndihmës juridike Turqia ka ndihmuar zyrtarët amerikanë”, tha Gül duke shtuar se “Tek ata kemi vërejtur vullnetin për informacionet dhe se e kanë marrë seriozisht këtë”.

Sipas tij, takimet e delegacionit amerikan në Turqi janë të rëndësishme për sa i përket pikëpamjes për të treguar se Turqia zhvillon një gjykim të drejtë në çështjen e organizatës terroriste FETO. “Mendoj se në çështjet që prokurorët kanë dëshmuar do të ketë edhe zhvillime të ndryshme të hetimit”, tha Gül.

Lidhur me hetimin e FETO-s në SHBA, Gül tha: “Do të përpiqemi të japim të gjitha informacionet dhe dokumentet. Atje ka pastrim të parave përmes personave ose rrugëve ilegale”.

Ai theksoi se dokumentet e paraqitura, përgjigjet e dhëna janë dëshmitar i këtyre provave dhe tregojnë se ky proces mund të evoluojë deri në atë pikë ku duhet të jetë brenda kuadrit të ligjit.

“Ky delegacion ka dëshmuar se do të ketë edhe zhvillime të ndryshme të hetimit. Kjo çështe është shumë e rëndësishme në emër të shtetit, në emër të popullit. Dëshirojmë që për këtë të marrim rezultate. Ato që mund të shprehim mund shkaktojnë që lobe të ndryshme atje të sabotojnë procesin. Është shumë e rëndësishme ardhja e këtyre anëtarëve të gjyqësorit dhe zhvillimi i këtyre takimeve”, tha Gül.

“Takimet e delegacionit amerikan në Turqi janë të rëndësishme për sa i përket pikëpamjes për të treguar që Turqia zhvillon një gjykim të drejtë në çështjen e organizatës terroriste FETO dhe se ajo shkon në rezultat nëpërmjet provave, gjë për të cilën delegacioni amerikan është dëshmitar”, tha Gül duke shtuar se autoriteteve amerikane i janë dhënë të gjitha informacionet në lidhje me tentativën për vrasjen e presidentit Erdoğan gjatë tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Duke vënë theksin se procesi i ekstradimit të kreut të FETO-s Fetullah Gülen, është një proces i ndarë nga ky, ministri Gül tha: “Por, opinioni që do të pranojë SHBA, autoritetet e gjyqësorit, do të ndikojnë pozitivisht në këtë proces”.