Elbasan, mbledhja informale e qeverisë pritet me protesta

Prioritetet për vitin e ri 2019 janë në fokusin e qeverisë “Rama”, të mbledhur këtë të dielë në qytetin e Elbasanit për një mbledhje informale.

Prioritetet për vitin e ri 2019 janë në fokusin e qeverisë “Rama”, të mbledhur këtë të dielë në qytetin e Elbasanit për një mbledhje informale.

Të pranishëm raportohet të jenë veç ministrave të kabinetit, edhe ish-ministrat apo ata që pritet të bëhen të tillë, pavarësisht çfarë ndodhi një ditë më parë me dekretimet e presidentit Meta.

Ndërkohë, mbledhja e qeverisë është pritur me protesta nga një grup i vogël qytetarësh. Mes tyre është vënë re edhe prania e deputetit demokrat nga Elbasani, Luçiano Boçi./TCh