Salvini e Di Maio “luftë të ftohtë” për emigrantët

Çështja e emigrantëve është kthyer përsëri në qendër të politikës së qeverisë italiane duke u shndërruar gjatë orëve të fundit në një mollë sherri mes dy zëvendës kryeministrave, njëherësh liderë të forcave të koalicionit qeverisës Lëvizja 5 Yje e Lidhja.

Çështja e emigrantëve është kthyer përsëri në qendër të politikës së qeverisë italiane duke u shndërruar gjatë orëve të fundit në një mollë sherri mes dy zëvendës kryeministrave, njëherësh liderë të forcave të koalicionit qeverisës Lëvizja 5 Yje e Lidhja.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është i prerë e i ashpër në qëndrimin e tij ndaj fluksit të emigrantëve në Itali. “Di Maio e 5 Yjet kanë mendimin e tyre por në këtë fushë vendimin e marrë vetëm unë” ka deklaruar ai.

Çështja që ka shkaktuar këtë ndarje mendimesh në koalicionin qeverisës janë dy anijet humanitare gjermane Sea Watch3 e Sea Eye, të cilat prej datës 22 dhjetor me 49 emigrantë afrikanë të shpëtuar më Mesdhe, lundrojnë në ujërat ndërkombëtare mes Italisë e Maltës në pritje të një porti për t’u zbarkuar. Mes emigrantëve 4 janë gra, 3 minorenë e 4 adoleshentë të pashoqëruar nga familjarë,

“Në Itali nuk do të arrij më askush, është shrpehur Slavini, Portet janë të mbyllura.”

Nga ana tjetër lideri i 5 Yjeve Luigi DI Maio shprehet se “Italia do të pranoj në tokën e saj gratë e fëmijët që ndodhen në dy anijet humanitare” mendim ky që duket se hidhet poshtë nga minsitri i brendshëm Salvini.

“E drejtë që Di Maio të thotë mendimin e tij, shprehet Salvini, e drejtë që dhe eksponentë të tjerë të 5 Yjeve të kenë mendimin e tyre, e drejtë dhe që mes nesh, mes forcave qeverisës të diskutohet e debatohet dhe me ministrin Conte, por në kjo fushë më përket vetëm mua e mbi çështjen e emigrantëve vendos vetëm unë”.

“Italia, tha ai, për një kohë të gjatë ka qenë  një port i hapur për emigrantët në një kohë kur Evropa injoronte e i kthente krahët, Por mjaft më” Portet janë të mbyllura, Nuk mund të shkelen parimet e parimi ynë është ky; Në Itali askush nuk do të hyj më në mënyrë ilegale e të pakontrolluar.” tha Salvini.

Ndërkohë nga dy anijet humanitare në Mesdhe vjen alarmi i emergjencës së kushteve higjienike të emigrantëve në bord e përkeqësimit të kushteve klimatike.

Zëdhënësja për mediat e anijes “Sea Watch 3”, Giorgia Linardi, i bën thirrje kryetarëve të bashkive në të gjitha qytetet evropiane të mirëpresin emigrantët që kanë në bord. “Po shkelen ligji i detit e ligjet njerëzore”, tha ajo./OraNews