Shkodër, bora shemb çatinë e karburantit, vdes punonjësi; 2 aksidente të tjera si pasojë e motit

Një incident i rëndë ka ndodhur si pasojë e motit të keq në qytetin e Shkodrës.

Moti i keq ka shkaktuar viktimën e parë në Shqipëri dhe ai është punonjësi i një pike karburanti në Shkodër.

Mësohet se Tonin Loci ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga streha e karburantit, që është shembur pasi nuk ka mundur të përballojë peshën e dëborës.

53-vjeçari Loci është bllokuar në rrënoja dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupin e tij dhe për të shuar flakët që u ndezën pas shembjes së strehës së karburantit.

Gjithashtu sipas policisë së Shkodrës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit”  është shembur një tjetër karburant i po të njëjës kompani, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE:

Me date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur një karburant në hyrje të Shkodres e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shtetasi T. L. 53 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e MNZ. Shërbimet e Policisë po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër karburant i po të njëjës kompani. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia po kryen veprimet per sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

 

Një incident i rëndë ka ndodhur si pasojë e motit të keq në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në aksin Shkodër-Shirokë ku një autobus i linjës Shkodër-Shirokë-Zogaj është rrezuar në anë të rrugës ky aks vijon të jetë i bllokuar.

Autobusi është rrezuar në afërsi të pikës turistike në Zogaj. Edhe pse është në këtë gjendje prej 24 orësh, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për hapjen e rrugës dhe lëvizja e mjeteve në këtë aks mbetet e paralizuar./TChImage result for Shkodër e Malësi e Madhe, 2 aksidente si pasojë e ngricave