Greva e personelit të sigurisë në tre aeroporte në Gjermani ka shkaktuar anulimin e një numër të madh të fluturimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sindikata “ver.di” të enjten i bëri thirrje personelit të sigurisë në aeroportet në Dusseldorf, Koln-Bonn dhe Stuttgart për grevë.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se në tre aeroporte janë anuluar qindra fluturime, që mund të prek 110.000 pasagjerë.
Aeroportet tjera po ashtu janë të prekura nga greva, por në masë më të vogël. Në Berlin janë anuluar 90 fluturime në aeroportet Tegel dhe katër në Schoenefeld.
“Ver.di” njoftoi se greva u nxit nga punëdhënësit të cilët ofruan një rritje të pagave me dy për qind gjatë dy viteve të ardhshme. Sindikata dëshiron që orari të rritet në 20 euro për të gjithë punëtorët për kontrollet e sigurisë.



