Aeroplani përplaset dhe shpërthen në flakë në Teheran

Një Boeing 707 i Forcave Ajrore me 10 persona në borg është rrëzuar në Iran për shkak të kushteve të këqija të motit.

Një Boeing 707 i Forcave Ajrore me 10 persona në borg është rrëzuar në Iran për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ushtria iraniane njoftoi se aeroplani u rrëzua në aeroportin e Karajit, në perëndim të Teheranit.

Boeing u nis nga Bishkek, Kirgistan dhe mbante ngarkesë si edhe 10 persona në borg.

Aeroplani raportohet se nuk arriti të ulej në pistë dhe goditi rrethimin e aeroportit.

Ai u coptua dhe shpërtheu në flakë. Nuk ka raportime mbi viktimat. Boeing 707, një avion me katër motorë, hyri në shërbim në vitin 1957./OraNews