Bëhet e ditur se nuk ka asnjë hap prapa në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e kanalit amerikan CNN të bazuar në disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë emrat e të cilëve nuk janë njoftuar, është bërë një vlerësim për situatën aktuale rreth vendimit të presidentit Trump për Sirinë.
Teksa diskutohet se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë Trump pas sulmit me bombë të përjetuar ditën e djeshme në rajonin Munbixh nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, theksohet se disa zyrtarë të lartë kanë bërë deklarata për gazetarët e CNN në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë hap prapa në lidhje me vendimin për fillimin e tërheqjes së trupave nga Siria, dhe se ky proces po ndiqet nga afër.
Ndërsa në anën tjetër senatori Lindsey Graham, një nga emrat më të rëndësishëm të republikanëve, i është kundërvënë Trumpit gjatë një deklarate të bërë në Senat në lidhje me këtë temë.
Duke mbrojtur idenë e tij se organizata terroriste DEASH e cila ka marrë përsipër sulmin në Munbixh “ka marrë guxim nga vendimi i Trumpit për Sirinë”, senatori Graham tha se pak kohë më parë ka ngrënë tek restoranti në të cilin ndodhi shpërthimi.
Ditën e djeshme në rajonin Munbixh nën pushtimin e YPG/PKK-së ndodhi një shpërthim gjatë patrullimit të ushtarëve amerikanë, përgjegjësinë e së cilës e mori organizata terroriste DEASH. Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, në një deklaratë pas ngjarjes së ndodhur në Munixh nuk e përmendi sulmin dhe tha se “Njësitë tona po i sjellim në shtëpi, DEASH-i u mposht”.
Ndërsa në një deklaratë nga Komanda Qendrore e Forcave Amerikane (CENTCOM) ishte theksuar se “Me 16 janar 2019 teksa po kryenin një mbledhje në Munbixh kanë humbur jetën 2 ushtarë amerikanë, një punonjës civil i departamentit të mbrojtjes dhe një punonjës me kontratë si dhe janë plagosur 3 ushtarë”.



