Vetëm 48 orë pasi u përfshi në një aksident rrugor pranë Sandringhamit në Norfolk, policia e këtij rajoni njofton se i ka tërhequr vëmendjen Dukës së Edinburgut, pasi është kapur nga kamerat e sigurisë teksa drejtonte mjetin pa rripin e sigurisë.
Një zëdhënëse e policisë së Norfolkut tha se “drejtuesit të mjetit i ishin dhënë udhëzimet e përshtatshme”.
Megjithatë, Emma Fairëeather, e cila theu dorën gjatë aksidentit të së enjtes, është shprehur për tabloidin “Mirror” se Duka nuk ka kërkuar aspak ndjesë.
Një zëdhënës mbretëror, gjithsesi e hodhi poshtë këtë, duke thënë se janë bërë kontaktet e nevojshme me pjesëtarët e automjetit tjetër për të shkëmbyer “urimet dashamirëse”./TCh


