Indonezi, humb jetën një person për shkak të konsumit të tepërt të frutit Durian

Zyrtarët theksuan se personi me hipertension ka konsumuar më shumë se gjysmë kilogram të pemës Durian dhe ka humbur jetën si pasojë e çarjes së venave

Një person në Indonezi ka humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të frutit Durian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës Kompas, është gjetur trupi i pajetë i personit 53 vjeçar i cili jetonte në rajonin Tangerang, në minibusin ku punonte si shofer.

Zyrtarët theksuan se personi me hipertension ka konsumuar më shumë se gjysmë kilogram të pemës Durian dhe ka humbur jetën si pasojë e çarjes së venave.

Ekspertët potencojnë se konsumimi i frutit Durian më shumë se gjysmë kilogram shkakton ngritjen e presionit të gjakut dhe vdekje.

Fruti Durian

Durian në vendet e Azisë Juglindore emërohet si “mbreti i pemëve”, ndërsa në disa rajone njihet edhe si “fruti i parajsës dhe ferrit”.

Shkaku se pse durianit i thuhet “fruti i parajsës dhe ferrit” është se evokon ferrin për shkak të guaskës së tij të mbushur me gjemba dhe erës së keqe, ndërsa të parajsës për shkak të shijes dhe dobive.

Për shkak të erës së keqe shumë shtete në Azinë Juglindore nuk lejojnë hyrjen e frutit në shumë vende.

Duriani në Indonezi, Singapor dhe Malajzi është ndaluar të merret në hapësira publike, në ato të transportit publik dhe në aeroporte.

Në rast se fruti konsumohet ose gjendet në një mjedis të mbyllur, efekti i erës mund të vazhdojë tre ditë.