“FETO kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”

Akademia e Policisë së Turqisë ka përgatitur një raport në lidhje me organizatën terroriste FETO, në të cilën thuhet se organizata ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ka potencialin për të kërcënuar sigurinë ndërkombëtare

FETO si një organizatë terroriste e gjeneratës së re kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, theksoi një raport i përgatitur nga Akademia e Policisë së Turqisë i titulluar “FETO si një kërcënim ndërkombëtar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raport, në të cilin janë përfshirë analiza të detajuara rreth marrëdhënieve të organizatës me shërbimet e huaja të inteligjencës dhe aktivitetet e saj në vendet e ndryshme të botës, renditen informacione mbi historikun e grupit terrorist, veçoritë themelore dhe synimet, strukturimet në media dhe në arsim, si dhe strukturimet e saj në SHBA, Evropë, Ballkan, Lindja e Mesme, Afrikë, Rusi, Azinë Qendrore dhe në Kaukaz.

FETO, “organizatë terroriste e gjeneratës së re”

Më tej në raport është theksuar se grupi është “një organizatë terroriste e gjeneratës së re” e cila përveç kërcënimit ndaj Turqisë, me ndikimet rajonale dhe globale, ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ka potencialin për të kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nxjerrja në dritë e strukturimit ndërkombëtar të organizatës, thuhet në raport, nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin e sigurisë kombëtare të Turqisë, por edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aktualisht qendra e operacioneve mbarëbotërore të organizatës, sqarohet më tej në raport, ndërsa theksohet se edhe vendet e Bashkimi Evropian (BE) janë në mesin e vendeve ku FETO është e organizuar në mënyrë të fuqishme dhe se lufta e efektive ndaj saj mund të jetë e suksesshme vetëm nëse zhvillohet në karakter ndërkombëtar, për arsye se FETO është një organizatë ndërkombëtare terroriste.