Me rastin e festave të mëdha të krishtere, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefan, sot në kompleksin e manastirit “Shën Martiri i Madh Gjergji” në Krivi Dol organizoi takim me prijësit e bashkësive fetare të përfaqësuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pritje morën pjesë prijësi i Bashkësisë Fetare Islame, reis ul-ulema Sulejman Rexhepi, kreu i Kishës Katolike Kiro Stojanov, kryetarja e Bashkësisë Hebreje në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq, dhe Mihail Çekov nga Kisha Evangjeliste-Metodiste.


