Venezuelë, kreu i opozitës Guaido shpall veten president të vendit

"Për t'i dhënë fund uzurpimit të qeverisë, për të formuar qeverinë kalimtare dhe për të organizuar zgjedhje të lira, betohem për të marrë përsipër detyrën e presidentit të Venezuelës", tha Guaido

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, në protestat anti-qeveritare të organizuara në vend shpalli veten si “president të përkohshëm të vendit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për t’i dhënë fund uzurpimit të qeverisë, për të formuar qeverinë kalimtare dhe për të organizuar zgjedhje të lira, betohem për të marrë përsipër detyrën e presidentit të Venezuelës”, tha Guaido gjatë fjalimit të tij në protestat anti-qeveritare të organizuar në kryeqytetin Karakas.

Ai më tej i bëri thirrje popullit ta mbështesin atë.

“E dimë që kjo nuk është punë që mund të bëhet nga një person dhe do të ketë pasoja. Nuk do të lejojmë të parandalohet kjo forcë e madhe kombëtare dhe lëvizje e shpresës”, u shpreh ai.

Guaido gjithashtu paralajmëroi vëmendjen se protestat anti-qeveritare do të vazhdojnë.

“A do të lodhemi? Jo. Do të rezistojmë derisa të arrijmë demokracinë, lirinë, ujin, gazin natyror, derisa buka do të arrijë në tavolinën e çdo venezuelasi”, shtoi Guaido.