Hapet procesi i regjistrimit online për Samitin e Dytë të Diasporës

Ministri i shtetit për diasporën njoftoi se nisi procesi i regjistrimit online për Samitin e Dytë të Diasporës.

Ministri i shtetit për diasporën njoftoi se nisi procesi i regjistrimit online për Samitin e Dytë të Diasporës.

Regjistrimi kryhet në faqen elektronike të Samitit.

Për marrjen e ftesës online duhen plotësuar të dhëna të përgjithshme të individit, si vendi i lindjes, rezidenca dhe kontaktet. Në formularin e regjistrimit jepet edhe mundësia që të interesuarit të shprehin interes për të ndjekur diskutimin në një nga panelet e Samitit./TCh