Vazhdon trafiku i Ankarasë zyrtare për çështjen e Sirisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij evropian dhe iranian.
Fillimisht ministri Çavushollu realizoi një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federika Mogerini (Federica Mogherini).
Ndërsa biseda tjetër ishte me homologun e tij iranian, Xhevad Zarif (Javad Zarif).
Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike shefi i diplomacisë turke me homologët e tij bisedoi për zhvillimet e fundit në Siri./TRT



