Gjermani, vdes në moshën 86 vjeçare kreu i jezidëve Mir Tahsin

Tahsin me origjinë ishte nga Mosuli ndërsa në krye të jezidëve erdh pas vdekjes së babait të tij në vitin 1944 kur ishte vetëm 11 vjeç

Prijësi i lartë i bashkësisë etniko-fetare të jezidëve Mir Tahsin Beg ka vdekur në moshën 86 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Khairi Buzani, shefi i zyrës për jezidët në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut tha se Said vdiq dje në një spital në Gjermani.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas një lufte të gjatë me sëmundjen në spital në Hannover, ka vdekur udhëheqësi i jezidëve në të gjithë botën”, tha Buzani.

Djali më i madh dhe pasuesi i Tahsinit, Hazim njoftoi se komuniteti jezid do të mbajë ceremoni përkujtimore treditore për udhëheqësin e ndjerë në Hanover dhe se më vonë do të transferohet dhe do të varroset në veri të Irakut.

Tahsin me origjinë ishte nga Mosuli ndërsa në krye të jezidëve erdhi pas vdekjes së babait të tij në vitin 1944 kur ishte vetëm 11 vjeç. Ai njëherit ishte edhe kreu i Këshillit Suprem Shpirtëror të Komunitetit Jezid në botë.

Komuniteti etniko-fetar i jezidëve numëron 1 milion anëtarë. Shumica e tyre jetojnë në veri të Irakut dhe grupe më të vogla jetojnë në Turqi, Siri, Iran, Gjeorgji dhe Armeni.