Gjendet kufoma e një 63-vjeçari në Mamurras, ishte zhdukur para disa ditësh

Pasditen e djeshme , në fshatin Adriatik të rrethit të Kurbinit, është gjetur një kufomë në një parcelë toke.

Pasditen e djeshme , në fshatin Adriatik të rrethit të Kurbinit, është gjetur një kufomë në një parcelë toke.

Policia e Kurbinit njofton se kufoma i përket shtetasit 63-vjeçar D.Sh., banues në qytetin e Mamurrasit. Ky i fundit ishte larguar nga shtëpia që më 25 janar dhe konsiderohej i humbur, pasi vuante dhe kurohej nga skleroza.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, por kufoma do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor, për të dalë më pas në një përfundim./TCh