Tsipras në Ankara, takon Erdogan dhe Oktay

Erdoğan dhe Oktay pritën kryeministrin grek në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa pas takimit, liderët pritet të adresohen në një konferencë të përbashkët për media

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan priti kryeministrin grek në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa pas takimit dy liderët pritet të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Më vonë, Erdoğan do të shtrojë një darkë në nder të Tsipras.

Tsipras në Ankara, takon zëvendëspresidentin OktayZëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, takoi kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi, i cili zgjati 45 minuta, u zhvillua në dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i Turqisë në Athinë, Burak Özügergin, dhe ambasadori i Greqisë në Ankara, Petros Mavroidis.

Tsipras pritet të takohet edhe me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.